Mustafa Kryeministër?Thaçi nuk mohon, kërkon marrëveshje
Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, njëherësh dhe Kryeministër në detyrë ka ftuar sërish liderët e partive politike që të reflektojnë lidhur me ngërçin politik për të bërë të mundur krijimin e institucioneve të vendit bazuar në rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 8 qershorit.Në një deklaratë për mediat, Thaçi tha se mënyra e vetme e daljes nga kjo situatë politike është komunikimi dhe diskutimi mes liderëve të partive parlamentare.“Është koha të lëvizim përpara, të ndërtojmë institucione stabile, institucione që do të punojnë në agjendën jashtëzakonisht të rëndësishme zhvillimore dhe integruese të shtetit të Kosovës”.I pyetur rreth mundësisë së një koalicioni mes PDK-së dhe LDK-së, ku Isa Mustafa do të bëhej Kryeministër, ndërsa ai do të zinte postin e Presidentit, pas mbarimit të mandatit të presidentes Atifete Jahjaga, kryeministri Thaçi ka thënë se është kulturë të diskutohen gjërat.Por sipas tij, askush nuk do të mund të realizojë 100 për qindëshin e asaj që aspiron."Vetëm me marrëveshje tejkalohet ngërçi i krijuar”, ka thënë Thaçi.