Rama në malësinë e Kelmendit, inspekton ecurinë e projekteve

Kryeministri Rama inspektoi sot ecurinë e projekteve në malësinë e Kelmendit për kthimin e kësaj zone në një nga atraksionet e mëdha turistike të Shqipërisë.Kryeministri u ndal në Leqet e Hotit, ku është ndërtuar edhe një ndër ballkonet panoramike, që parasheh ndërtimi i rrugës deri në Tamarë.Me anë të krijimit të ballkoneve panoramike, njëherësh edhe si ndalesë informacioni turistik krijohet një itinerar që e shoqëron vizitorin me informacion dhe mundësinë e shijimit të natyrës, gjatë gjithë udhëtimit.1Kryeministri Rama është ndalur në një nga urat e kësaj rruge për të takuar banorë dhe drejtues e zbatues të projektitMë pas, kryeministri udhëtoi drejt Tamarës, ku inspektoi sheshin kryesor të komunës. Një objekt i cili ka përfunduar, por ndërkohë Kryeministri kërkoi që të shtohen fondet dhe projekti të shkojë më tejNë Tamarë, Rama pati një takim me banorë të zonës, me të cilët foli për projektin e Qeverisë për ta kthyer atë në destinacion turistik jo vetëm dimëror, por të shfrytëzueshëm përgjatë gjithë vitit.Rruga prej 29 kilometrash Tamarë Vermosh e ndarë në dy lote, një prej të cilëve mbaron vitin e ardhshëm do të bëjë lehtësisht të arritshme këtë zonë, duke shkurtuar edhe kohën e udhëtimit deri në 1 orë e gjysmë, nga 3 orë aktualisht. Rruga do të ketë një gjerësi asfalti prej 5 metrash dhe bankina në të dyja anët e saj.Për këtë fakt në këto inspektime ishte sot edhe një përfaqësues i Bashkisë së Plavës të Mali i Zi.2Në kuadër të bashkëpunimit ndërkufitar me Malin e Zi, nëpërmjet fondeve IPA të KE do të realizohet edhe segmenti rrugor për në pikën e kalimit kufitar të Grabomës, me Malin e Zi.Ky fluks trafiku do të ketë edhe një impakt në përmirësimin dhe diversifikimin e ekonomisë në këto zona.Një ndalesë kryeministri Edi Rama edhe në Vermosh, ku u takua me banorë të zonës. Edhe në këtë komunë Kryeministri ka bashkëbiseduar për zhvillimin e turizmit malor familjar përmes mbështetjes së qeverisë.