Sociologia: Fëmija 18 vjeç mban përgjegjësi, 38% e rinisë të stresuar
Prindërit nuk mbajnë asnjë përgjegjësi për sjelljen e fëmijëve të tyre sapo këta të fundit mbushin 18 vjeç. Për sociologët fajtor në çdo rast është fëmija, ndërsa prindi mbetet vetëm dhimbja.“Mua nuk më duket se duhet të marrë me nënë, por me djalin 24 vjeç. Pas 18 vjeç secili përgjigjet për sjelljet e tija, përgjigjet për aktet e tija. Nëna dhe babai në këtë rast mund të ndjejnë fajin e tyre sesi ka qenë rritja e fëmijës, por pas 18 vjeç secili mban përgjegjësinë e vet”, tha Cangonji.Duke u ndalur te ngjarja e sotme, ku 4 persona humbën jetën, mjekia psikiatre thekson se rinia e sotme në pjesën më të madhe të saj është e stresuar. Sipas një studimi të kryer te të rinjtë e moshës 14-18 vjeç rezultatet dhe arsyet janë këto:“Arsyet janë të shumta dhe komplekse, ajo që ka ndikuar shumë në këtë brez të ri janë ndryshimet në vitet e fundit, ndryshimet demografike, ndryshimet ekonomike, ndryshimet e sistemit politik.”Duke u ndalur tek shifrat e studimit sociologia tha se mbi 38% e rinisë shqiptare është shumë e stresuar, ndërsa 34% e tyre shfaqin shenja depresioni.Intervista e plotë e Elida Cangonjit në Ora News