Sistemi energjitik, Biznesi i kërkon qeverisë t’i përfshijë në diskutime
Biznesi i kërkon qeverisë që të jetë më transparente në diskutimet e platformave për energjinë. Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Nikolin Jaka e bëri këtë kërkesë gjatë një aktivitetit për të ardmen e sistemit energjitik në Shqipëri.“Në cilësinë e kryetarit të dhomës, i propozojmë që ministrisë e Energjisë të jetë më e shpejtë në procedura, me konsultuese, me transparente, më bashkëpunuese në mënyrë që mos krijojmë një anomali që realisht është krijuar në tregun dhe në investimet në energji, ku shumica e sipërmarësve hezitojnë dhe ajo që është më shqetësuese është se duhet të shlyhen detyrimet ndaj prodhuesve. Kemi një shifër që është alarmante 55 milionë euro”, tha Jaka.Zv.ministri I Energjisë Ilir Bejtja e cilësoi liberalizimine tregut të energjisë si një mundësi për të ecur para.“Liberalizimi i tregut, do të sjellë ndikime pozitive në sistemin e shpërndarjes së energjisë”, tha BejtjaI pranishëm në këtë këtë tavolinë nënkryetari i bashkisë së Tiranës Enno Bozdo deklaroi se qeveria duhet të mbështes investimet private dhe të zbatoj kontratat.“Ky është një sektor që duhet t’i hapet investitorit privat, sepse është e vetmja mënyrë për ta zhvilluar atë. Nëse do të ndërmarrim një ndërhyrje tarifore kthimin në fitim të sistemit apo në një ndërhyrje tarifore që synon që këtë ta kthejë të qëndrueshëm”, tha Bozdo.