Sekuestrohen cigare dhe goma të përdorura kontrabandë në Kakavijë

Dy raste kontrabande janë goditur sot nga dogana kufitare e Kakavjijës. Bëhet fjalë për cigare dhe goma të përdorura kontrabandë.Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, në një kontroll të ushtruar nga doganierët e pikës së hyrjes në autobusin me targa ZMK 5187 të shoqërisë “Joana Travel”, u gjetën dhe më pas sekuestruan 108 steka me cigare të markës “Marlboro”. Ky mall po tentohej të futej kontrabandë në territorin shqiptar, i padeklaruar më parë në doganë, ndërsa vlera e mallit të sekuestruar arrin në 11.550 euro.Po sot, është bërë sekuestrimi i gomave kontrabandë, ku gjatë një kontrolli të ushtruar në kamionin tip Mercedez-Benz me targa AA 389 AX, i cili transportonte sende personale, u gjetën 90 goma automjetesh të përdorura të padeklaruara nga ana e shoferit në doganë. Gomat e përdorura janë të ndaluara me ligj të hyjnë në territorin shqiptar. Ato janë sekuestruar nga ana e autoriteteve doganore të Kakavijës ndërsa subjekti përkatës që po i transportonte ato në drejtim të Shqipërisë është penalizuar.koma kontrbande