"Morali si kofini pas të vjelit"
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Nëntor 2014, 21:21
Sapo dëgjova deklaratën e Edi Ramës në tv. Nuk më zhgënjeu. Si gjithmonë asnjë ndjesë apo përgjegjësi politike për masakrimin e shëmtuar të 4 të rinjve, ndërsa ministri i tij luan me lodra nëpër emisione televizive.Përcolli të njejtin stil shpifjesh, pa shije e të dala boje nga stërpërdorimi ndaj kundërshtarëve, sa herë që ndodhet nën presionin e opinionit publik. E kam fjalën për atë baltë që kujtohet të hedhë, kur është në ditë të vështira si kjo e që më pas e harron, për ta përdorur sërish atëhere kur i duhet.
Doli per te na thene se vendosi nje standart politik por nuk na tha cfare e pengoi ta vendoste kete standart kur djali i deputetes se tij vrau per here te pare ?Ka akuzuar e etiketuar gjyqtare e prokurore per turlilloj gjerash por nuk degjuam ne asnje moment te kerkonte pergjegjesi tek askush nga ata qe u mjaftuan per te denuar vetem me dy vjet heqje lirie vrasesin qe sot i lire ekzekutoi 4 te rinj te tjere.Ai nuk genjeu kur tha se ishte mik i familjes Xhuvani por nuk na tha nese ai dhe miqte e tij kane ndikuar ne lirimin e vrasesit qe heren e pare duke i dhene atij mundesi te vrase serisht.Sikunder tha me te drejte zonja Xhuvani cdo prind ngelet i tille deri ne fund (dhe ashtu duhet te jete) te tille mund te ngelen edhe miqte (si Rama) por do ishte mire qe keto mardhenie te trajtoheshin mes tyre si familjare e miqesore pasi cdo tentative per ta shitur si standart apo moral doreheqjen e sotme eshte thjesht nje tallje me 4 viktimat qe do te ishin gjalle nese lidhjet familjare dhe miqesore nuk do te kishin vene me kohe perfund ligjin, standartin dhe moralin.