Rikthimi i Bushatit në AMA, Harito në “Tonight Ilva Tare”: I ka mbaruar mandati
Edhe pse Gjykata e Apelit ka dhënë vendimin për rikthimin në detyrë të ish-kryetares së AMA-s, Endira Bushati, për ministren e Inovacionit dhe Administratës Publike, Milena Harito, kreut të AMA-s i ka përfunduar mandati.Në emsionin “Tonight Ilva Tare”, Harito tha se vendimi i gjykatës së Apelit është një çështje gjyqësore që nuk ka lidhje me proçedurat parlamentare, që ka të bëjë me përfundimin e mandatit të Bushatit.“Kjo është një çështje gjyqësore, nuk më përket mua ta komentoj, do ndjeki fazat e procesit gjyqësor. Pra Gjykata e Nivelit të Parë e ka gjykuar që ta pezullonte nga detyra, Gjykata e Apelit e anullon ketë pezullim. Është krejtësisht gjyqësore dhe nuk ka lidhje me procedurën parlamentare, e cila lidhet me faktin se mandati i Bushatit ka përfunduar.”E pyetur sesa i pavarur është ky institucion kur mazhoranca zgjedh edhe kryetarin edhe anëtarët, Harito është shprehur se pavarësi absolute nuk ka, por pavarësia garantohet nga profesionalizmi i personave të zgjedhur në krye të këtyre institucioneve të pavarura.“Ky është ligji shqiptar, mazhoranca zgjedh në një mënyrë të caktuar përfaqësuesit e institucionit të pavarur. Pavarësi absolute nuk ka. Pavarësia garantohet nga profesionalizmi i personave që zgjidhen aty, prandaj dhe faktori ndërkombëtar e ka përshëndetur zgjedhjen e personave si profesionalë.”Ministrja e Inovacionit, Milena Harito përmendi edhe një projekt për mediat online, do të futet “google adsense” dhe kjo bëhet për të rritur të ardhurat në këto media, sepse në këtë mënyrë mediave online do t’i vijnë edhe rekalama.“Një tjetër pikë e rëndësishme për mediat online është fakti që do të fusim atë që quhet google adsense. Për ne ka shumë rëndësi sepse medojmë dhe do të krijojmë më shumë liri mediatike. Google adsense krijon mundësinë që motorët e kërkimit të njohin gjuhën shqipe dhe në këtë mënyrë reklamat vijnë në mediat online jo vetëm nga tregu vendas pro edhe nga tregu botëror dhe rrit të ardhurat”Ja një pjesë nga intervista:
Ish-kryetarja e AMA-s ka fituar gjyqin sot, Endira Bushati ka fituar të drejtën për tu kthyer në punë pasi është pezulluar padrejtësisht sipas gjykatës, cili është mendimi juaj?Kjo është një çështje gjyqësore, nuk më përket mua ta komentoj, do ndjeki fazat e procesit gjyqsor. Pra Gjykata e Nivelit të Parë e ka gjykuar që ta pezullonte nga detyra, Gjykata e Apelit e anullon ketë pezullim. Është krejtësisht gjyqësore dhe nuk ka lidhje me procedurën parlamentare, e cila lidhet me faktin se mandati i Bushatit ka përfunduar.Një çështje gjyqësore që tregon që ajo ka pasur të drejtë që mos pezullohet, apo është e palidhur me pozicionin e saj si kryetare?Vendi vakand i kreut të AMA-s lidhet me faktin që mandati i zonjës Bushati ka përfunduar, dhe ajo ishte në pritje të zgjedhjes së personit të ri nga parlamenti shqiptar. Ndërkaq ka ndodhur diçka tjetër, që është procedura gjyqësore, për të cilën nuk kam ndonjë koment të posaçëm, është një procedura që do ndjeki rrugën e vet.Dakord. Do apelohet ky vendim i Gjykatës së Apelit?Këtë procedurë nuk e ka marrë shteti, pala që e ka kërkuar pezullimin e zonjës Bushati do të marri vendimin e vet nëse do ta çojë në Gjykatën e Lartë apo jo.Ndërkohë me AMA-n mazhoranca aktuale vazhdoi zgjedhjen e dy anëtarëve dhe më pas ka bërë një përzgjedhje me 4 emra që u çuan në Parlament por që në mënyrë magjike u hoqën nga rendi i ditës. Dini gjë se çfarë ndodhi?Nuk ka ndodhur asgjë e veçante dhe komisioni bëri punën e vet, bëri dëgjesa publike. Do futen në rendin e ditës në momentin që Konferenca e Kryetarëve do ta vendosë.Nuk ka një tërheqje të mazhorancës për të mos ta zgjedhur pa praninë e opozitës, që është një proces që opozita në fakt nuk e ka pranuar dhe do ta ankimojë dhe nuk e njeh..Opozita në fakt nuk njeh shumë gjera, nuk jemi këtu për të bindor opozitën ose jo. Opozita do bëntë shumë mirë të vinte të bëntë punë e vet, të vinte në parlament, të merrte pjesë në proces. Procesi është zhvilluar duke i bërë thirrje opozitës. Ne nuk mund të rrimë t’i leme institucionet me vakancat e tyre. Kemi rastin e AMA-s, RTSH ka shumë cështje për tu zgjidhur.Po ndërkombëtarët e mbështesin një proces të tillë?Zgjedhja e anëtarëve të AMA-s është përshëndetur nga ndërkombëtarët si një zgjedhje profesionale dhe e duhur dhe institucioni duhet të vazhdojë funksionimin.Flasim për një institucion që juridikisht, nga pikëpamja e funksionimit është i pavarur. Po sa i pavarur mund të jetë kur kjo mazhorancë po zgjedh anëtarë, kjo mazhorancë po zgjedh kryetarin? Ky është ligji shqiptar, mazhoranca zgjedh në një mënyrë të caktuar përfaqësuesit e institucionit të pavarur. Pavarësi absolute nuk ka. Pavarësia garantohet nga profesionalizmi i personave që zgjidhen aty, prandaj dhe faktori ndërkombëtar e ka përshëndetur zgjedhjen e personave si profesionalë.A mendoni se zgjedhja e kreut të AMA-s do t’i shpëtojë presionit?Shpresoj që do të bëhet zgjedhja e duhur. Unë kam vazhdimisht punë me AMA-n dhe kam interes të veçante që kreu i AMA-s të jetë profesionist.Tenderi për dixhitaliziminProcesi ka ndjekur etapat e veta gjyqësore dhe sot gjykata ka një vendim. Jemi në situatën ku i është dhënë e drejta atij që komisioni i vlerësimit të ofertave të prokurimit publik ka përcaktuar si të parin në radhën e atyre që duhet të vepronin, ndryshe nga ç’ishin nga vendimi i qeverisë së kaluar dhe ne jemi ne negociata, në zbatim të plotë të vendimit të Gjykatës, jemi ne negociata për atë që ka fituar, për të konkluduar realizimin brenda afatit. Jemi në afate shumë të ngushta dhe duhet të nxitojmë shumë.Procedura që është ankimuar është procedurë e realizuar nga qeveria e kaluar është ankimuar nga ai që përfitonte nga prokurimi publik dhe e ka çuar në Gjykatë. Gjykata i ka dhënë të drejtë në shkallën e parë. Ne e ankimuam në dhjetor të vitit të kaluar, për arsye se mendonim se procedura ishte bërë në mënyrë të parregullt edhe në opinionin tonë, dhe mendonim që do të ishte më e mirë, më e drejtë të fillohej një procedurë nga e para.Dhe çfarë vendimi ka marrë Gjykata e Apelit?Gjykata e Apelit në muajin qershor vendosi ta kalonte në Gjykatën Administrative. Kjo gjykatë kishte 6-9 muaj afat për të marrë vendimin e vet, kështu që shteti vendosi të tërhiqet nga apelimi dhe të respektojë vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë.Që do të thotë që kompania gjermane është fituese e tenderit?Që do të thotë që kompania gjermane është fituese e tenderit.E vetme apo do ta ndajë me kompaninë tjetër që pati edhe mosmarrëveshje?Jo, gjykata e Shkallës së parë vendos që kompania gjermane është renditur e para dhe autoriteti kontraktor negocion me të dhe nëqoftëse arrihet në konkulzionet e dëshiruara, sepse nuk jemi në kushte të njëjta, nuk kemi të njëjtën sasi parash.Pra nuk keni më 23 mln euro?Shteti nuk garanton, shteti nuk është ai që paguan në këtë rast. Kjo është një kredi, por shteti duhet të garantonte kredinë. Shteti sot do të garantojë me pak dhe nëse konkludohet do të arrihet konktrata, në të kundërt do të jemi të detyruar të bëjmë një tender të ri.Sipas DAP-it janë 5200 largime që kanë qenë edhe dorëheqje nga institucionet e varësisë, i referohem progres raportit të BE, ka pasur përpjekeje për të garantuar transparencën e të dhënavë, çka do të thotë se ka dyshime se mund të jenë më shumë se 5200?Nuk do të thotë domosdoshmërisht këtë. Atë që do të thotë progres raporti është që sot, situata që kemi është që kemi një shërbim civil që me ligjin e kaluar ishin rreth 3000 vet pjesë e shërbimit civil ndërsa për pjesën tjetër të administratës nuk kishtë të dhënë të qëndërsuara. Çdo institucion kishte të dhënat e veta. Për herë të parë gjatë këtij viti ne kemi krijuar të dhënë të qëndërzuara, pra kemi mbledhur nga të gjitha institucionet e administratës, jo vetëm ato të shërbimit civil, të gjitha të dhënat për lëvizjet në administratë, që do të thotë shifra që është dhënë aty është një shifër që jepet për herë të parë, në mënyrë zurtare, por është një shifër jo e garantuar në kuptimin e ligjit të nëpunësit civil ku të gjitha lirimit dhe shkarkimet bëhen nga DAP, të gjitha ato të tjera bëhen nga insitucionet dhe dnërkohë që ka edhe largime natyrale.Ka pas raste që keni bërë presion për tu larguar nga puna, siç ka denoncuar opozita?Unë mund tju flas me garanci të plotë për shërbimin civil. Këu kemi një numër të vogël lëvizjesh që është rreth 300 persona. Pak prej tyre kanë shkuar në gjyaktë dhe në ato raste 2/3 i fiton shteti, pra nuk ka abuzim.Rekrutimi u ngri në muajin korrik, është shkrirë tani më?Po patjetër. Fakti që u ngri është përshëndetur edhe nga progres-raporti dhe ishte edhe një provë tjetër, që ajo që ne thamë në tetor kur ndërmorëm aktin normative për nëpunësin civil ishte vërtet. Pra nëse hynte në fuqi ligji i ri pa pregatitur gjithë paketën dhe konkurset e reja do të ngrihej shërbimi civil, gjë që ishte e pamundur në atë kohë. Konkurset e reja është një gjë e re dhe e jashtëzakonshme.