Itali, arrestohet 25 vjeçari shqiptar për shpërndarje droge
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Nëntor 2014, 15:29
Itali-Një 25 vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet për shpërndarje të lëndëve narkotike.Mediat italiane raportojnë se arrestimi i të riut shqiptar ishte pjesë e një operacioni antidrogë që çoi në arrestimin e 14 shtetasve shqiptare dhe një shtetasi italian, pak ditë më parë në qytetin Todi.25 vjeçari shqiptar u arrestua nga policia italiane në qendrën historike të qytetit në Spoleto ndërkohë është po hetohet e kaluara e tij në lidhje me trafikimin e lëndëve narkotike.