Apeli rikthen Endira Bushatin në AMA, ish-Kryetarja: Çuditë vazhdojnë

Tiranë - Gjykata e Apelit ka rrëzuar sot vendimin e dhënë disa muaj më parë nga gjykata e shkallës së parë për pezullimin pa afat nga detyra të Endira Bushatit si kryetare e AMA.Në një postim në rrjetin social facebook, vetë ish-Kryetarja e Autoritetit të Medias Audiovizive e komenton vendimin si fitore edhe në aspektin juridik dhe në atë moral."Gjykata e Apelit rrëzoi vendimin e Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, që zgjaste në mënyrë të paligjshme, pezullimin tim nga detyra! Përveç aspektit juridik, është një fitore morale!"Çuditë" mund të vazhdojnë" - kështu e mbyll postimin e saj zonja Bushati.Në qershor të këtij viti gjykata e Tiranës vendosi të pezullojë nga detyra kreun e AMA-s, pas kërkesës së Prokurorisë së kryeqytetit për të pezulluar Bushatin me akuzën e shpërdorimit të detyrës. Sipas organit të akuzës, Kryetarja e AMA-s qëndronte në atë pozicion pa mandat. Në kërkesë thuhet ndër të tjera se, Endira Bushati nuk ka marrë masa për të luftuar piraterinë pavarësisht ankesave të shumta nga TV. Por nuk dihet nëse vendimi i apelit e rikthen apo jo Bushatin në detyrën e mëparshme nisur edhe nga fakti se akuza pritet ta ankimojë çështjen edhe në Gjykatën e Lartë. Ndërkohë shumica parlamentare është në përfundim të procedurës për të votuar drejtuesin e ri të AMA-s për të cilin garojnë 4 kandidatura.Oranews.tv