Elbasan, Qendra Shëndetësore në Stëblevë, një godinë pa ujë e pa energji

Elbasan-Pa dyer e dritare, pa ujë dhe pa energji elektrike. Nuk bëhet fjalë për banesë private, por për qendrën shëndetësore të Stëblevës ku ndiqen rreth 1500 banorë të zonës. Për të vetmin doktor të qendrës, që udhëton çdo ditë nga Elbasani, nevojitet ndërhyrje urgjente, duke qenë se dhe dimri është në prag.Ndërsa kryekomunari i Stëblevës Alban Fejzo, teksa pranon se gjendja është e vështirë, thotë se është në pritje të investimeve nga shteti.Komuna Stëblevë e cila është vetëm pak kilometra larg Dibrës, pothuajsë gjatë gjithë periudhës së dimrit është e mbuluar nga bora, çka vështirëson transportin dhe trajtimin e pacientëve në rast sëmundjesh të rënda.