Berat, Rrugorja shton patrullat: Kush s’ka shlyer gjobat u bllokohet makina
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Tetor 2014, 12:36
Berat-Policia rrugore e Beratit ka ndërmarë një aksion të gjerë në rrugët e qytetit duke ngritur pika kontrollesh përgjatë aksit kryesor nga Poshnja e deri në dalje të qytetit.Shefi i policisë rrugore Ilir Lalaj,tha se aksionet janë përqëndruar kryesisht në mjetet që qarkullojnë me xhama të zinj, dhe me targa të huaja.Gjithashtu po bllokohen dhe mjetet që nuk kanë shlyer gjobat si dhe ato pa kontratë sigurimi.Për Policinë e Beratit, aksioni ka si qëllim shmangien e ngjarjeve kriminale dhe aksidentet rrugore.