Mbetjet urbane prezente në Shkodër, nuk vihen gjoba, s’janë shlyer të parat

Shkoder-Situata e mbetjeve urbane në qarkun e Shkodrës nuk është në nivelet që kërkon ligji, e megjithatë nuk ka patur gjoba të reja për shkelësit, pasi ende nuk janë shlyer 12 gjobat e para që janë vendosur nga Ministria e Mjedisit.Mbetjet urbane janë prezente në pjesën më të madhe të qarkut të Shkodrës. Për këtë shqetësim kryeinspektori Edmond Tërthorja shprehet se gjoba të reja nuk ka patur edhe pse situata nuk është në nivelet që kërkon ligji.Në qarkun e Shkodrës ka neglizhencë në menaxhimin e mbetjeve, ashtu si edhe në vjeljen e gjobave pasi ende nuk janë shlyer 12 gjobat e para që vendosi Ministria e Mjedisit, e megjithatë pritet që të ketë masa të reja.