LSI: Guvernatori është mirë të zgjidhet me dialog mes Ramës e Nishanit
Tiranë – LSI-ja shpreson që Guvernatori i ri i Bankës së Shqipërisë të zgjidhet falë dialogut ndërmjet Kryeministrit Rama dhe Presidentit Nishani.Deputeti i LSI-së, Petrit Vasili, tha sot për mediat se “thelbi i qëndrimit, jo të LSI-së, po të mazhorancës në tërësi, ka qënë zgjidhja me dialog ndërmjet Kryeministrit dhe Presidentit, në mënyrë që të kemi një zgjidhje të qëndrueshme dhe solide në një institucion kaq delikat siç është Banka e Shqipërisë dhe pas historive trazuese që kanë përshkruar muajt e fundit, jetën e kësaj banke.”Sipas Vasilit, procesi që do të hapet së shpejti për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit Mbikqyrës përkatës është nisur nga Qeveria dhe është atribut i saj të bëjë shpalljen, por thelbi i konceptimit të LSI-së për çështjen është një dialog sa më intensiv për një zgjidhje të qëndrueshme dhe pse jo një ushtrim i tillë dialogu të ecë për çështje të tjera.ar.sh/Oranews.tv