Korçë, Fast-Food-et në kontroll, AKU: Kush s’ka cilësi do mbyllet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Tetor 2014, 11:14
Korçë-Autoriteti Kombetar i Ushqimit në qytetin e Korçës vijon kontrollet në Fast-Food-et që janë kryesisht afër shkollave.Inspektori Shkelqim Agolli tregon se janë paralajmëruar disa subjekte të cilat nëse nuk marrin masat e kërkuara nga AKU, do të kalohet në gjobitje e deri në mbyllje të aktivitetit.Autoriteti Kombëtar i Ushqimit po ushtron kontrolle edhe në furrat e bukes, për kushtet higjenike, cilësisë së miellit, ujit, etj.Aksionet vinë në vazhdën e aksioneve të nisura nga AKU në të gjithë vendin pasi disa fast-foode përdorin vaj kancerogjen.