Nis rindërtimi i stadiumit të Shkodrës për ndeshjen "Shqipëri-Serbi"
Shkodër - Kanë filluar matjet në terren për rikonstruksionin e stadiumit "Loro Boriçi" në Shkodër. Burime të “Ora News” kanë mësuar se fondi që do të jepet për rikonstruksionin e stadiumin e ri do të jenë 5 milionë dollarë. Ai pretendohet të jetë gati për ndeshjen e kthimit Shqipëri-Serbi që do të luhet në Tetor 2015.Federata Shqiptare e Futbollit ka kontraktuar një kompani që merret me punimet dhe studimet topografike si dhe matjet në terren, brenda e jashtë stadiumit të qytetit. Shpëtim Ibraliu, drejtues teknik i kompanisë, tha se na duhet të paktën një javë punë në terren dhe më pas të kalohet në fazën tjetër.Dorëzimi i punimeve është kërkuar në mënyrë urgjente nga Federata, por bashkia e Shkodrës, si pronare e stadiumit, nuk ka marrë asnjë kërkesë zyrtare për punimet dhe ende nuk është vendosur as vendi se ku do të luaje Vllaznia, pasi të nisin punimet në stadiumin "Loro Boriçi".Oranews.tv