Shisnin diploma gjimnazi për 1800 euro, 5 arrestime në Tiranë dhe Fier
Tiranë – Pesë persona, nga Tirana dhe Fieri, që shisnin 1800 euro, diploma gjimnazi falso të shkollës së mesme, janë arrestuar nga Policia e Shtetit.Burimet zyrtare bënë të ditur se “Prokuroria ka regjistruar procedimin penal dhe, në përfundim të veprimeve paraprake hetimore, ka kërkuar masë arresti me burg, gjë e cila është pranuar nga gjykata, për shtetasit:1. Afete Koka2. Gramoz Shehu3. Arbër Pelo4. Andrea Haxha, drejtor i një gjimnazi publik në Fier5. Aleksia Troka, sekretare në gjimnazin publik në FierKëta persona akuzohen për veprat penale te “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”, të “Ushtrimit të ndikimit ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe të “Falsifikimit të dokumenteve shkollorë” nga personi që ka për detyrë të lëshojë dokumentin, në bashkepunim, të parashikuara nga nenet 187/2-25, 245/1 e 259 te K.Penal.Në bazë të veprimeve hetimore, ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kishin krijuar një grup që siguronte diploma gjimnazi fallse për persona të ndryshëm në këmbim të shumës 1800 euro. Sipas skemës së zbërthyer nga Prokuroria e Tiranës, rezulton se këta shtetas, 3 prej të cilëve nga Tirana, viheshin në kontakt me persona që kërkonin të pajiseshin me diploma të shkollës së mesme dhe më pas komunikonin me drejtorin dhe sekretaren e gjimnazit publik në Fier për t’i pajisur me dokumentin që dëshmonte se kishin përfunduar studimet e mesme.Zyrtarët arsimore, pasi i përfshinin në mënyrë fiktive si të regjistruar në shkollën e tyre, u kërkonin personave që kërkonin diplomë gjimnazi të merrnin pjesë në Provimin Shtetëror të Maturës. Lidhur me rezultatet e kërkuesve të diplomës në këtë Provim, zyrtarët e gjimnazit ndërhynin në rezultatin përfundimtar, duke u dhënë atyre notë kaluese. Për këtë shërbim, të gjithë personat e përfshirë ndanin shumën prej 1800 eurosh për person.ar.sh/Oranews.tv