Prefekti i Fierit: Po priten lidhjet e paligjshme tek bizneset, bërë nga profesionistë
Fier - Aksioni për vjedhjen e energjisë elektrike në Fier është perqëndruar në bizneset private të cilat janë abuzueset më të mëdha në konsumin e energjisë nëpermjet linjave të dyta ose ndërhyrjes në matësa.Prefekti i Qarkut të Fierit Xhevit Bushaj hodhi akuza të drejtpërdrejta mbi punonjësit e energjisë elektrike kur tha se lidhjet e paligjshme në energjine elektrike janë berë nga persona që kanë aftësi profesionale në këtë fushë. Sipas tij, një porosi e vecantë është lënë operatorit të shpërndarjes së energjisë për të bërë denoncimet përkatëse në zonat që konstatohen shkelje.Prefekti Bushaj shtoj se puna më intensive është perqëndruar në bizneset private, të cilat janë më abuzueset dhe nxjerrin fitim nga produkti i energjisë elektrike.ar.sh/Oranews.tv