Nis spastrimi i plazhit në Durrës, priten shembje të mëdha 'shembullore'

Durrës – Ka nisur në Durrës spastrimi i bregdetit nga ndërtimet e paligjshme, spastrim që duket se do të jetë po aq i ashpër dhe i dhimbshëm sa ai i Vlorës. Aksioni është zhvilluar edhe Elbasan dhe përgjatë autostradës Lushnje-Rrogozhinë. Gjatë aksionit nuk pati ndonjë përplasje me pronarët e objekteve.INUK ka nisur aksionin per prishjen e ndertimeve pa leje në Durrës,  në zonat ku është planifikuar te realizohen investime dhe në ato turistike. Në fokus të ndërhyrjeve kanë qenë kryesisht  rrethime me kioska apo godina një katëshe të ndërtuara pa leje. Aksioni qe do të vazhdojë disa ditë është përqëndruar në zonën e Urës së Dajlanit ku ka një projekt për urbanizimin dhe gjelberimin e kësaj zone, në të dy krahët e rrugës së plazhit, dhe përreth rotondos së Durrësit.Sipas përfaqesuesve te INUK janë rreth 500 ndërtime të kësaj natyre që do prishen, ndërkohë që aksione paralele u zhvilluan edhe në Elbasan dhe në Lushnje.Në këtë të fundit ndërhyrja e INUK u përqendrua përgjatë përgjatë autostradës Lushnje-Rrogozhinë.Në rrethrrotullimin e Çermës ka filluar prishja e ndërtesave që nuk posedonin leje ndërtimi, ndërkohë që në një fazë të dytë do të prishen objektet me leje por që janë në afërsi të rrethrrotullimeve.Aksioni do të vazhdojë deri në lirimin e plotë të hapsirave pranë rrethrrotullimeve në autostradën Lushnje-Rrogozhinë.Ka nisur në Durrës spastrimi i bregdetit nga ndërtimet e paligjshme, spastrim që duket se do të jetë po aq i ashpër dhe i dhimbshëm sa ai i Vlorës.Rama: Do jetë shembullorKryeministri Rama ka paralajmëruar sot se operacioni i INUK-ut në Durrës do të jetë shembullor, duke postuar në rrjetet sociale edhe një foto nga shembjet: "Operacioni i shkuljes së çibanëve nga prona e përbashkët, shtrihet në plazhin e Durrësit, ku "Rilindja" do të jetë shembullore"Rasti i Durrësit pason atë të Vlorës, ku qeveria u tregua e pamëshirshme me ndërtimet buzë detit duke hedhur në erë me eksploziv, kompleksin e pallateve “Jon”.ar.sh/Oranews.tvB1L6UNdCUAEfowy