Kthimi i pronave, AKKP akuzon qeverinë Berisha për vendime klienteliste
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Tetor 2014, 17:02
Tiranë- Drejtoresha e Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Sonila Qato, ka paralajmëruar një reformë të thellë që sipas saj do të rikuperojë dëmin që ka bërë me pronat qeveria e djathtë në 8 vitet e shkuara.Në tryezën e zhvilluar me temë "Reforma Ligjore dhe Institucionale e AKKP-së", kreu i ALUZINI-t Artan Lame ka garantuar qytetarët që kanë ndërtuar në mënyrë informale, legalizim të çdo objekti që plotëson kushtet.Ndër të tjera në këtë tryezë janë diskutuar edhe strategjitë e bashkëpunimit me institucionet e treta.