Jahjaga nuk do vizitojë Beogradin? Pritet konfirmimi nga Presidenca
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, nuk do të vizitojë Beogradin. Jahjaga ishte ftuar në cilësinë e Presidentes së Republikës së Kosovës, nga Komisioni Trelateral i Komisionit Evropian, në konferencën që do të mbahet nga 31 tetori deri më 2 nëntor. Pjesë e kësaj konference do të jenë edhe 180 liderë të tjerë të fushave të ndryshme.Dy janë arsyet që kanë bërë të dështojë pjesëmarrja e saj në Beograd. E para është se presidenti serb Tomislav Nikoliq nuk ka qenë i gatshëm që pas zhvillimeve - si shkak i ndeshjes Serbi-Shqipëri - të pranojë që të ulet në një tavolinë ku është flamuri i Kosovës dhe ku Jahjaga është e thirrur si presidente e Kosovës.Për të njëjtën arsye, Nikoliç anuloi pjesëmarrjen në ceremoninë përkujtimore të 100 vjetorit të fillimit të Luftës së Parë Botërore, të martën në Belgjikë.Arsye tjetër është se Jahjaga tashmë ka bërë të qartë me analizimin e dy vizitave të tjera se dëshiron të jetë në Kosovë për të zgjidhur ngërçin politik që po zgjat tani e gjashtë muaj.Ajo ka shprehur shqetësimet e saj të thella për pasojat që ka kjo krizë politike për vendin dhe dëshiron të bëjë me dije edhe përmes këtyre simbolikave të anulimit të vizitave, për pasojat që po i shkaktohen Kosovës - si në aspektin e brendshëm ashtu edhe atë të jashtëm.Nga presidenca e Kosovës ende nuk ka ndonjë deklarim zyrtar për anullimin apo jo të vizitës së Jahjagës në Beograd.