Vrasja e Dritan Lamajt, në gjykatë Agron Kuliçaj dhe Tonin Vocaj

Ish-nën drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Agron Kuliçaj do të dëshmojë në gjyqin ndaj biznesmenit Arben Frroku, akuzuar për vrasjen e komisar Dritan Lamaj.Sëbashku me ish numrin dy të policisë do të dëshmojë dhe Tonin Vocaj ish drejtori i Krimeve të Rënda.Dy ish oficëret e lartë të bluve janë thirrur në këtë proces në cilësinë e dëshmitarëve.Ata do të japin versionin e tyre në lidhje me hetimet për vrasjen e komisar Lamaj si dhe njohjen që ata kanë me Arben Frrokun.Këta ish drejtues u bënë të njohur pas vrasjes së Dritan Lamajt,duke qënë se ata kishin drekuar me Arben Frrokun.I akuzuari dhe avokatët e tij pretendojnë se dëshmitari i prokurorisë Fatmir Vladi, është përdorur nga ish-drejtuesit e policisë, gjë e cila ka ndikuar në hetimin e cështjes.Ndërkohë në seancën e kësa të mërkurë duhet të dëshmonte në gjykatë gruaja e Fatmir Vladit.Prokuroria për Krime të Rënda nuk e ka gjetur bashkëshorten e dëshmitarit të mbrojtur i njohur me emrin e koduar Arben Ndoka.Sipas prokurorisë, nuk dihet vendndodhja e saj për të njoftuar që të paraqitet me cilësinë e dëshmitares në procesin gjyqësor ndaj Arben Frrokut.