Putin me kancer? Kremlini e mohon: Është shëndoshë e mirë
Zëdhënësi i Kremlinit zyrtar, Dmitri Peskov, mohoi raportimet e mediave të huaja se presidenti rus, Vladimir Putin, është rëndë i sëmurë."Kafshoni gjuhën! Gjithçka është në rregull me presidentin", tha Peskov.Gazeta amerikane "New York Post", kishte publikuar lajmin se Putin po vuan nga kanceri në shtyllën kurrizore dhe se për shëndetin e tij po përkujdeset një mjek nga ish-Gjermania Lindore, të cilin Putin e kishte takuar në Dresden, gjersa shërbente në shërbimin sekret rus të KGB-së.Në shkrim pretendohej se presidentit rus i kanë mbetur edhe tre vjet dhe se dëshiron të kujtohet nga kombi rus, si Pjetri i Madh dhe Stalini, të cilët luftuan për të zgjeruar kufijtë e Rusisë.Kjo është arsyeja, siç raporton kjo gazetë prestigjioze amerikane, e cila e ka nxitur Putinin të pushtoj Ukrainën.