ILDKPKI kallëzon Andis Harasanin për fshehje pasurie kur ishte deputet

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, ka kallëzuar  ish-deputetin socialist Andis Harasani, për fshehje të pasurisë në kohën kur mbante postin e deputetit në Kuvendin e Shqipërisë.Po ashtu ILDKPKI ka kallëzuar edhe ish-drejtoreshën e Kontrollit në Drejtorinë e Tatimeve Tiranë, Afërdita Hysa, për funksionin Drejtore në Drejtorinë Rajonale Tatimore Tiranë.Ndërkohë në muajin shtator të këtij viti Prokuroria e Rrethit gjyqësor Tiranë ka kërkuar 12 vjet burg për Hysin me akuzën për “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, të kryer në bashkëpunim; “Fallsifikim të dokumentave” të kryer në bashkëpunim”; ‘Pastrimit të produkteve të veprës penale.Hysa dhe disa bashkëpunëtorë të saj akuzohen se kanë ngritur një skemë mashtrimi me rimbursimin e TVSH-së duke përfituar 515 milionë lekë të rinj.Ndërkohë në vitin 2013 Gjykata ka lënë në burg ish-drejtoren e Kontrollit Tatimor në Drejtorinë Rajonale Tatimore Tiranë Afërdita Hysa.Po ashtu ILDKPKI ka kallëzuar edhe 14 zyrtarë të tjerë:-     Luan Jonuzi, për funksionin Inspektor në Drejtorinë Rajonale Tatimore Durrës-    Qamil Korça, për funksionin Inspektor në Drejtorinë Rajonale Tatimore Korçë-    Afërdita Hysa, për funksionin Drejtor në Drejtorinë Rajonale Tatimore Tiranë-    Andis Harasani, për funksionin Deputet, Kuvendi i Shqipërisë-    Ziso Lluci, për funksionin Kryetar, Komuna Finiq, Qarku Vlorë-    Elisabeta Ferizaj (Muda), për funksionin Doganier në D.P.Doganave, Dogana Sarandë-    Meliha Kukaj, për funksionin Kancelare në Gjykatën e Shkallës së Parë Pukë-    Shpëtim Bajrami, për funksionin Inspektor në D.P.Tatimeve, Drejtoria Rajonale Tatimore Tiranë-    Roland Çelmeta, për funksionin Zv-Drejtor, Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë dhe Kalibrimit-    Adem Halilaj, për funksionin Drejtor i BCU, Shtabi i Përgjithshëm, Ministria e Mbrojtjes-    Nestor Ruço, për funksionin Doganier, Dogana Korçë-    Armand Tartari, për funksionin Drejtor i Planifikimit dhe Programimit, Ministria e Mbrojtjes-    Arben Lekaj, për funksionin Inspektor në Drejtorinë Rajonale Tatimore Shkodër-    Marion Hasanaj, për funksionin Inspektor në Drejtorinë Rajonale Tatimore Fier-    Vladimir Përdhiku, për funksionin Nënprefekt, Qarku Korçë-    Tare Beqiri, për funksionin Inspektor në Drejtorinë Rajonale Tatimore Fier