"Energjia",Tahiri: Aksioni deri në evidentimin e vjedhësit të fundit
Policia e Shtetit ka arrestuar 59 persona dhe ka shpallur në kërkim 7 të tjerë, nën akuzën e vjedhjes së energjisë elektrike.Operacioni është i shtrirë në të gjithë vendin. Personat e arrestuar janë kryesisht biznemenë dhe 3 prej tyre punonjës të OSHEE, një faturist, një inxhinier dhe nje elektriçist.Qeveria duket e vendosur që këtë aksion ta çojë deri në fund. Nga Tirana, Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, dha garancinë se operacioni do të vazhdojë në të gjithë Shqipërinë.Gjatë inspektimit të tij, Tahiri u shpreh se do të idetifikohet çdo vjedhës dhe do tu hiqet çdo mundësi vjedhje si bizneseve ashtu dhe familjarëve.“Do vijojmë në çdo cep të Shqipërisë për të prerë çdo mundësi të vjedhjes së energjisë elektrike dhe për të çuar përpara përgjegjësisë penale, jo vetëm ata që vjedhin energjinë elektrike, por edhe ata që kanë lehtësuar ose kanë bashkëpunuar, për të ndihmuar hajdutët e energjisë elektrike.Këta janë punonjësit e OSHEE, të cilët në vend që të garantonin të mirën publike që është energjia elektrike, kanë bërë të kundërtën, por kanë bashkëpunuar me hajdutët duke i sjellë dëm shtetit, duke shkaktuar pabarazi ndërmjet qytetarëve para ligjit.Ky është një operacion që do vijojë kryesisht siç e kemi nisur nga sipërmarrësit, konkretisht, rasti pas meje është ekzaktësisht ajo që kemi bërë edhe dje dhe që do vazhdojmë të bëjmë.Kjo është mënyra jonë jonë për t’i dhënë fund njëherë e mirë Shqipërisë informale, kjo është mënyra jonë për t’i dhënë fund njëherë e mirë vjedhjes së energjisë elektrike dhe për të garantuar që ky mall si gjithë të tjerët nuk është mall pa zot, por është një e mirë publike që duhet garantuar nga shteti dhe nga qytetarët e ndershëm të këtij vendi”tha Tahiri.Tahiri u përgjigj dhe për kapacitetet e burgjeve, kur numri i personave të arrestuar rritet nga dita në ditë, ndërsa mbipopullimi është një nga problemet kryesore të sistemit të burgjeve.“E kam dëgjuar shpesh merakun se a ka kapacitet Policia e Shtetit për të bërë këtë operacion? A është kjo mënyra për të zhdukur vjedhjen e energjisë elektrike! Këtë merakun që kishit ju tani që a ka vend në burgje, nuk e kisha ndeshur ndonjë herë!E rëndësishme është të shqetësohemi të gjithë për një alarm publik siç është vjedhja e energjisë elektrike me pasoja mjaft të rënda për qytetarët dhe kosto e vjedhjes masive dhe kolektive të energjisë elektrike që sipas përllogaritjeve shkon 150 milionë euro në vit, që janë investime të munguara për ju, për qytetarët. Në momentin kur t’i japim fund vjedhjeve të energjisë elektrike, atëherë edhe ky operacion do pushojë”theksoi Ministri.Operacioni i policisë dhe OSHEE vazhdon në ditën e dytë dhe në pranga kanë rënë kryesisht biznesmenë.Votoni në sondazhin e Ora News:[poll id="39"]