Rasti i katërt me Ebola në SHBA, izolohen miqtë dhe e dashura e mjekut

SHBA- Një tjetër rast me Ebola është zbuluar në SHBA. Doktori Kreig Spenser është diagnostikuar me virusin vdekjeprurës, duke shënuar dhe rastin e parë në Nju Jork dhe të katërtin në SHBA.Mjeku mësohet se sapo ishte kthyer nga Guinea, ku është kujdesur për të sëmurët me virusin e Ebolës.Zyrtarë të Departamentit të Shëndetësisë janë angazhuar në zbulimin e personave të tjerë që mund të kenë pasur kontakt me mjekun e infektuar me Ebola.Megjithatë, komisionerja e Departamentit të Shëndetësisë, Meri Trevis Baset, tha në konferencë për shtyp se kishte pasur kontakte të afërta vetëm me dy miq dhe të fejuarën, të cilët dukeshin në gjendje të mirë, por gjithsesi ishin izoluar për më shumë teste.Gjithashtu zyrtarët përjashtuan mundësinë që shoferi i taksisë që kishte përdorur Spenseri të ishte infektuar dhe nuk mendohet gjithashtu se do të identifikohen të gjithë personat e tjerë që kanë udhëtuar me të në metro.Ndërkaq, OBSH ka kërkuar që lufta kundër virusit të vazhdojë të përqëndrohet në vendet e Afrikës për të parandaluar kështu përhapjen globale të epidemisë.Ndërsa BE ka vendosur të japë 31 milionë dollarë për kërkime shkencore në luftën kundër virusit vdekjeprurës. Deri tani kanë humbur jetën 4877 persona nga virusi i Ebolës.