Balla ironizon PD: Do kërkojnë të kthejmë në detyrë Çefën, që të lënë bojkotin

Opozita është ende në bojkot parlamentar, edhe pse sot mazhoranca i hapi rrugë opozitës duke miratuar 2 komisionet hetimor. Por për deputetin socialsit Taulant Balla kërkesat e opozitës për të hyrë në parlament nuk kanë qenë të dokumentuara.Balla është shprehur se deputetët e opozitës nuk e dinë për çfarë janë në bojkot. Sipas Ballës deputetët e PD nxjerrin justifikime, dhe justifikimi i radhës mund të jetë kthimi në detyrë i 2 anëtarëve të KLD.“Pjesa më e madhe e deputetëve të PD, që na bie rasti të takohemi, nuk e dinë pse janë në bojkot. Po ti pyesësh thonë; e dinë ata të dy. Këta e bënë veprimin dhe pastaj u gjendën para faktit si të justifikohemi që të hyjmë në parlament. Kini parasysh, që nesër, se sot janë duke e vrarë mendjen, do të dalë në konferencë për shtyp PD, dhe do thotë ne vijmë në parlament po të ktheni në detyrë Çefën dhe Lulzim Lelçajn”, tha Balla.I pyetur se nësë ishte një ndërhyrje e drejtë shkarkimi i dy anëtarëve të KLD, duke qenë se është një institucion i drejtësisë, Balla bëri një paralelizëm me shkarkimin e Kreshnik Spahiut në vitin 2012 dhe  u përgjigj:“Jo pa qëllim sot në Kuvendin e Shqipërisë kam lexuar raportin hetimor të shkurtit 2012 për shkarkimin nga detyra të nënkryetarit të KLD, Kreshnik Spahiu, dhe kam lexuar argumentimin e deputetëve të PD, të miratuar nga Kuvendi, për të drejtën ekskluzive që ka Kuvendi i Shqipërisë, kundrejt nominimeve të veta, duke përfshirë edhe nominimet e veta në KLD,  në rast se Kuvendi vlerëson se ata përfaqësues të vet nuk e kanë kryer funksionin. Në vitin 2012, Kuvendi e shkarkoi Spahiun se e gjeti për shkeljet e paraqitur në raport sepse e kishte këtë të drejtë. Tani çfarë ka ndodhur që këtij Kuvendit të pas 23 qershorit i mungoka kjo e drejtë për të shkarkuar të emëruarit e vet në KLD”, u shpreh Balla.Intervista e plotë e Taulant Ballës në Ora Newsex/oranews.tv/