Pogradec, ndalohet një 33-vjeçar për ngacmim seksual të fëmijëve 8-9 vjeç
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Tetor 2014, 19:22
Pogradec – 33-vjeçari Ervis Muçaku nga fshati Guras, që dyshohet se ngacmonte seksualisht fëmijë të vegjël, është arrestuar sot nga Komisariati i Pogradecit.Fëmijët ishin të moshës 8-9 vjeç dhe binin lehtë pre e tij, pasi ai i pyeste ata thjesh për adresat e personave të tjerë dhe më pas, iu afrohej.Për shkak të sjelljes së tij, ai u raportua nga prindërit e fëmijëve dhe Policia u vu në ndjekje të tij, derisa sot ai u ndalua në lagjen nr.2 të qytetit për ngacmim seksual të tre vajzave të vogla. Prindërit e tyre kanë ngritur edhe denoncim ndaj tij.Oranews.tv