Shkodër, Apeli lë në burg ish-drejtorin e Aluizni-t, Besnik Kastrati
Gjykata e Apelit në Shkoder ka lënë në burg ish-drejtorin e “Aluiznit” Besnik Kastrati, duke lënë kështu në fuqi masën e sigurisë të dhënë nga shkalla e parë, atë të “Arrestit me burg”.Mbi Kastratin rëndon akuza e “shpërdorimit të detyrës”, pasi në vitin 2013 ai ka legalizuar dy objekte në kundërshtim me ligjin, një pallat 11 katësh në hyrje të Shkodres dhe një ndërtesë në fshatin Shelqet.Në seancën gjyqësore, avokati mbrojtës Bujar Hoti paraqiti disa prova të reja, që sipas tij flasin në favor të klientit. Më pas Hoti theksoi se gjatë hetimit i dyshuari është paraqitur rregullisht në prokurori. Në argumentat e tij para togave të zeza, avokati mbrojtës tha se gjykata e shkallës së parë nuk ka bërë një analizë për çështjen në fjalë, e po ashtu as organi i akuzës i cili nuk ka cilësuar se cilat dispozita ligjore janë shkelur.Qëndrimin e prokurorisë Hori e cilësoi të gabuar dhe shtoi se mungojnë provat për të vërtetuar dyshimin e arsyeshëm. Vendimi “arrest me burg pa afat” është i papërshtatshëm për klientin tim përfundoi ai. Ndërsa vetë i dyshuari Besnik Kastrati deklaroi se hetimin ndaj tij e ka mësuar nga mediat ndërsa në prokurori ka shkuar pa u thirrur.“Për të dyja rastet që akuzohem, unë kam vepruar vetëm sipas ligjit, përfundoi Kastrati para trupës gjykuese të kryesuar nga Luan Dervishi. Por prokurori i çeshtjes, Brahim Dragjoshi duke mbrojtur akuzat e ngritura, tha se pallati 11 katësh duhej të përjashtohej nga legalizimi sepse është jashtë planit rregullues të Shkodrës dhe madje legalizimi është bërë me proces të përshpejtuar.Pasi dëgjoi palët dhe në mbështetje të fakteve dhe dëshmive të mbledhura, trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtarët Astrit Kalaja, Fjoralba Prifti dhe kryesues Luan Dervishi vendosi lënien në fuqi të vendimit të shkallës së parë.Kështu Kastrati mbetet i vetëm në burg, pasi 2 ditë më parë kjo gjykata vendosi ndryshimin e masës së sigurisë në vetëm detyrim paraqitje, për ish përgjegjësin e legalizimeve Rudi Beci, edhe ky i akuzuar për këto 2 ndërtime.