Familja në krizë, çiftet po lindin më pak fëmijë dhe po divorcohen

Familja shqiptare është përfshirë në një krizë totale. Çiftet  kanë rralluar lindjet ndërkohë që shumica e tyre përfundon me divorc.Këto të dhëna shqetësuese janë publikuar në raportin e INSTAT. “Femra dhe Meshkuj në Shqipëri” ku rezulton se në 100 martesa 16 perfundojnë në divorce.Drejtori I INSTAT Gjergj Filipi derklaroi se në dhjetvjeçarin e fundit numri i lindjeve ka pësuar ndryshime shumë të shpejta.Bazuar në të dhënat e INSTAT femrat në Shqipëri jetojnë 4.3 vite më shumë se burrat. Ndërkohë  një e dhënë tjetër interesante është edhe fakti se gjatë 2012-2013 meshkujt kanë tejkaluar numrin e e femrave që përfundojnë shkollën e mesme.Përsa i përket raportit gjinor në lindje, duket se meshkujt dominojnë pasi  vlerësohet 109 për 100 femra ndërkohë që niveli natyror është 105.