Java kombëtare anti-trafik, Gjebrea: Trafikimi i qënieve njerëzore, krim i rëndë
Elbasan-Trafikimi i qënieve njerëzore është krimi më i rendë që mund të bëhet. Kështu ka deklaruar nga Elbasani Zv/ministrja e Punëve të Brendshme, Elona Gjebrea.“Ka një disinformim përfshirë edhe mediat përsa i përket kontrabandimit dhe trafikimit. Kontrabandizimi i personave është një veprimtari e paligjshme e cila mbyllet në momentin që përfundon ky fenomen, ndërkohë që trafikimi cënon lirinë e të drejtave të personi”, tha Gjebrea.Prokurori Gentian Osmani shpjegoi se prindi ose perfaqesuesi ligjor i fëmijës ka te drejte t'u kerkojë autoriteteve shteterore pergjegjesi, asistence dhe ndihmë të specializuar për marrjen e edukimit, perfaqesimin ligjor e administrimin e pasurise së femijes."Java kombëtare anti-trafik" është organizuar në kuadër të dites Evropiane Antitrafik, me nismën e zyres se kordinatorit kombetar, ministrisë së Puneve te Brendshme, e do te vazhdoj deri ne 24 Tetor. Nen moton: Roporto! Shpëto! Trafikimi I personave është krim! Bashkohu edhe ti për ta ndalur atë!