Korça nis festimet për Çlirimin, hapen 2 ekspozita, nesër ceremonia zyrtare
Korçë – 70-vjetori i Çlirimit po shpalos nëpër qytetet e vendit, ditë pas dite, vlerat dhe bukuritë e secilit prej tyre. Në kuadrin e këtij përvjetori më 24 shtator, edhe Korça ka shpalosur vlerat e veta në Muzeun Kombëtar të Arsimit, në të cilin është hapur që prej tre ditësh, Ekspozita Etnografike me elementë të jetesës qytetare korçare dhe punime artizanale.Ndërsa, ga data 17-23 tetor, sot, në Qendrën e Artit dhe Kultures, është hapur ekspozita e pikturave të Galerise së Artit “Guri Madhi” me tematikën e luftës.Bashkia e qytetit ka njoftuar se nesër është Festa e Çlirimit të Korçës. Festimet fillojnë në orën 11:00 në Zonën Këmbësore me ceremoninë zyrtare dhe koncertin festiv. ar.sh/Oranews.tv[caption id="attachment_407373" align="alignleft" width="640"]
Ekspozita e pikturave të Galerise së Artit “Guri Madhi”[/caption][caption id="attachment_407372" align="alignleft" width="640"]
Ekspozita Etnografike[/caption]