Konfindustria: Rritja e të ardhurave nuk mund të mbështetet në rritjen e taksave
Në prag të përfundimit të paketës fiskale biznesi i bën thirrje qeverisë që të mos rrisë taksat.Konfindustria në një prezantim të kërkesa të biznesit për paketën fiskale 2015 theksoi se rritja e të ardhurave në buxhet nuk mund të mbështet në rritjen e taksave apo të çmimit të energjisë pai kjo do të kishte efekte negative në të ardhmen.“Kjo është arsyeja se pse ne i kërkojmë qeverisë shqiptare, që me përgjegjshmëri të kuptojë sa më shpejt të jetë e munur, se ku ka gabuar dhe të vetëkorrigjohet”Kreu i Konfindustrisë ripërsëri faktin se takasa progresive gjatë 2014 ka ndikuar vetëm në rritjen e evazionit fiskal.“Me këtë trysni në rritje, ju kuptoni se cfarë do të thotë një gjë e tillë për evazionin fiskal dhe cfarë pasoje ka për bizneset dhe për buxhetin e shtetit.”