Lorik Cana dekorohet çdo ditë, "qytetar nderi" dhe i Kamzës e Tropojës

Tiranë – Kapiteni i Kombëtares Shqiptare, Lorik Cana dhe ekipi ynë po marrin njerin pas tjetrin, titujt e nderit dhe mirënjohjes nga bashkitë shqiptare për sjelljen e tyre dinjitoze në stadiumin e Beogradit. Kështu, sot, Bashkia e Kamzës dhe ajo e Tropojës, kanë propozuar zgjedhjen e Canës, “Qytetar Nderi”.I pari që vlerësoi Kombëtaren me titullin e Mirënjohjes ishte kryebashkiaku i Tiranës, Lulzim Basha; pas tij, një ftesë erdhi edhe nga Prishtina, nga kryebashkiaku Shpend Ahmeti. Ndërsa këtë javë, bashkitë sa në jug, san ë veri, po ia lene stafetën njera – tjetrës.ar.sh/Oranews.tv