Fëmijët minatorë, shteti zbret në Bulqizë të ndalë shfrytëzimin e tyre
Tiranë – A do të mund të shpëtohen të vegjlit e Bulqizës nga puna e rëndë, mbledhja e gurëve të kromit? Lëvizja e parë e institucioneve të shtetit ka nisur në këtë qytet të vogël të njerëzve të varfër me një dramë ndërkombëtare.Kanë shkuar atje sot për të gjetur mënyrat për ta frenuar fenomenin, Drejtoresha e Agjencisë së Mbrojtjes të fëmijëve, Verzivolli; kreu i Inspektoriatit të Punës, Ylli; përfaqësues të OSBE-së, të Policisë së Shtetit dhe Shoqatës së Mbrojtjes së Fëmijëve.Fëmijët e kësaj zone, të moshës edhe 4-5 vjeç, janë mësuar të njohin gurët e kromit dhe t’i mbledhin ato me kova për t’i shitur për pak lekë në kushtet kur prindërit e tyre janë të papunë apo më keq akoma, etërit minatorë kanë humbur jetën brenda në miniera. Këta fëmijë që në moshë të njomë vuajnë thuajse çdo ditë pasojat e kromit: Temperaturë të lartë dhe infeksion, prerje në këmbë e duar, dhimbje stomaku dhe të vjella...ar.sh/Oranews.tv
