Traktat paqejeje Prishtinë - Beograd, vëmendja e Samitit tek pavarësia e Kosovës
Ministri i Jashtëm kosovar Enver Hoxhaj kërkon një traktat paqeje me Serbinë, që do të duhej të përfundonte me njohjen e Kosovës për një periudhë 3-5 vjeçare. Deklarata u bë gjatë Samitit të Beogradit.Prania për herë të parë e zyrtarëve kosovarë në Beograd nuk kishte se si të mos e përqendronte vëmendjen te njohja e Kosovës. Ndërsa në samit foli për bashkëpunim, para mediave, Ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj ka kërkuar që dialogu i nisur mes dy vendeve të përfundojë me një traktat paqeje, që natyrisht duhet të përfshijë njohjen e Kosovës si shtet të pavarur dhe pranimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara".Hoxha e konsideroi veten simbol të sovranitetit të Kosovës, pasi në sallën ku u zhvillua samiti nuk pati asnjë simbol shtetëror të Prishtinës.Ndërkaq, Komisionieri për Zgjerimin e BE, Stefan Fyle, i vetëdijshëm se ky proces nuk është i lehtë, deklaroi se BE-ja nuk kërkon njohjen e menjëhershme të Kosovës, por pret një normalizim të marrëdhënieve mes dy vendeve.Nga ana tjetër Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, siç bëri pak ditë më parë para Presidentit rus, edhe para zyrtarit të lartë të BE-së bëri të qartë synimin e vendit të tij për t'u bërë pjesë e familjes europiane."Serbia po bën çmos për ta ruajtur stabilitetin aktual në rajonin e Ballkanit. Çdo destabilizim i rajonit do t'u shërbente më shumë atyre që janë kundër Serbisë. Beogradi sillet me seriozitet e përgjegjshmëri, jo nga dobësia e saj, por në interes të rajonit." Por Vuçiç i deklaroi Komisionerit Fyle që Serbia të respektohet, ashtu siç serbët e çmojnë Bashkimin Europian.Oranews.tv