Fundjava kulturore, larmishmëri aktivitetesh në kryeqytet

Fundjava e cila sipas meteorologëve parashikohet me diell rezervon aktivitete të ndryshme kulturore.Në Teatrin KombëtarPër të gjithë të apasionuarit pas teatrit në datat 24-25-26 në orën 19.00 do të shfaqet "Vanja, Sonja, Masha dhe të  tjerë". Shfaqja është një inisiativë private me regji të Driada Dervishit.Në Teatri Eksperimental "Kujtim Spahivogli"Si çdo fundajvë është Teatri Eksperimental "Kujtim Spahivogli" i cili mëngjeset ia ka kushtuar fëmijëve.Të shtunën dhe të dielën janë të programuara dy shfaqje të cilat ndërthurin animacionin me aktorët realë: "E pabesueshmja dhe Princesha" ditën e shtunë dhe "Mbretëritë magjike" ditën e dielë në orën 10.30.Ndërsa mbrëmja i rezervohet moshave të rritra më komedinë "Shiko kush erdhi" e cila do të shfaqet të shtunën dhe të dielën në orën 19.00.Në Galerinë e ArteveNë Galerinë Kombëtare të Arteve vazhdon të qëndrojë e hapur ekspozita restrospektive e Sadik Kacelit e cila është hapur më datë 16 tetor dhe do të qëndrojë deri më datë 16 nëntor.Në Teatrin e Operas dhe BaletitPas koncertit në natën e ndërrimit të viteve, Eno Peci rikthehet në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit për të interpretuar në "Vienna Night" në datën 25 tetor në orën  19.00. Ndërsa në 23 Tetor në orën 19.00 do te vendoset ne skene Baroku Italian dhe ai Francez. Ali Pengili I cili do të interpretojë në skenën e TOB eshte nje nga ata emra shqipetare te talentuar qe janë bërë të njohur jashtë dhe vjen në Shqipëri pas 23 vitesh.Në Muzeun Historik KombëtarNë Muzeun Historik Kombëtar janë të hapura dy ekspozita "Besimi" E CILA DO TË QËNDROJË E HAPUR DERI ME DATË 30 tetor dhe "Bunker Albania" nga Robert Hackman e cila do të qëndrojë e hapur deri më datë 29 tetor. Ekspozita "Bunker Albania", tregon per transformimin e bunkereve ne Shqiperi.Por për të gjithë ata të cilët s’do të kenë mundësi të vizitojnë Muzeun ekspozita "Muzeu I Memories" është e aksesueshme për të gjithë ata përdorues të internetit.Nje ekspozitë e cila në 80 foto pasqyron 45 vite komunizëm të shtetit shqiptar.Në Teatrin e KukullaveTeatri i Kukullave dhe Cirku i Tiranës janë dy këndët e kushtuar fëmijëve të cilët të favorizuar edhe nga moti me diell dhe temperaturat e larta do të kenë mundësi të ndjein numra dhe shfaqje të cilat i bëjnë ata edhe protagonist.Në teatrin e kukullave  do të shfaqet "Në dhomën e madhe jeshile" të shtunën në oren 11:00 dhe të Dielen ne oren 10:30 dhe 11:30.Në Universitetin e ArteveNë kuadër të tetorit gjerman në skenën shqiptare do të performojë dirigjenti Ekhart Wycik dhe solistja  Blerta Ristani nën shoqërinë e Orkestrës Simfonike të RTSH.Koncerti do të zhvillohet në sallën e Universitetit të Arteve ditën e premte në orën  19.00Në Kinema MilleniumPas  "Inglorious Basterds" të Quentin Tarantino, aktori i famshëm Brad Pitt rikthehet në frontin e luftës këtë herë me "Fury"  dhe  "Let's Be Cops" është komedia amerikane e drejtuar nga regjisori Luke Greenfield janë dy premierat të cilat që prej 23 tetorit nisin të shfaqen ne Kinema Millenium.