Kryeministria kthehet në ekran: "Mos ki turp, bëj kontrollet e gjirit, mbrohu nga kanceri"
Tiranë – Godina e Qeverisë do të shndrrrohet sot në një ‘ekran” gjigand, në kuadrin e fushatës kundër kancerit të gjirit. Imazhet janë pasqyruar me projektor mbi muret dhe dritaret e Kryeministrisë sëbashku me mesazhet si “Gjiri i gruas është bukuri”, “Gjiri i gruas meriton respekt, kujdesuni për të” etj.Vetë Kryeministri e ka promovuar këtë aktivitet, që zhvillohet për herë të parë në këtë formë, duke shkruar në Fb, ndërkohë që një mbështetës i aktivitetit, por kritik ndaj mesazhit, ish-Ministri i Shëndetësisë Tritan Shehu, ka shkruar sot duke publikuar një nga mesazhet goditëse në qëndër të Tiranës:“Kryeministria me nje mbishkrim të papërshtatshëm e semplifikues. Gjiri i gruas nuk është thjesht “bukuri”. Gjiri i gruas është organ thelbësor për jetën e vazhdimin e saj. Gjiri i gruas do të thotë “Nënë”. Ai duhet mbrojtur se kështu mbrohet jo “vetëm bukuria”. Kështu mbrohet jeta e nënës dhe e fëmijës. Gjiri i gruas është jetë! Të gjithë të mobilizohemi kundër kancerit të gjirit!”ar.sh/Oranews.tv