Berat, privatizohet Shërbimi Urban, Parku i Udhëtarëve fajëson kryebashkiakun për falimentim
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Tetor 2014, 20:00
Berat-Këshilli bashkiak i Beratit ka miratuar privatizimin e Shërbimit Urban të qytetit. Ndërsa përfaqësuesit e Parkut të Udhëtarëve, menjëherë pas miratimit, kanë fajësuar kryebashkiakun Fadil Nasufi për falimentimin e këtij shërbimi.Arben Çami, është shprehur se kryebashkiaku nuk i ka paguar Parkut rreth 360 milion lekë, të grumbulluara nga shitja e aboneve, ndërkohë që nuk i ka paguar as për lëvizjet e vazhdueshme të futbollistëve të Futboll-Klub Tomorrit.Miratimi i Privatizimit të Shërbimit Urban në Berat, i jep fund kaosit që kishte pushtuar prej vitesh shërbimin e transportit publik në këtë qytet.