Furrat e bukës mbeten pa miell, vendi i drejtohet importuesve, akuza për cilësinë

Ndalimi i prodhimit të miellit si një protestë për vendimin e ministrisë së Bujqësisë ka vënë në vshtirësi furrat e bukës. Disa prej tyre nuk kanë pasur miell të ruajtur në magazinë duke i detyruar që të kërkojnë alternativa të tjera nga ato që kanë pasur.Prodhuesit e bukës deklarojnë se kjo industri nuk është si gjithë të tjerat dhe nuk mund të merret vendim për mbyllje  papritur.Ndërkohë prodhuesit e bukës shprehen se aktualisht në Shqipëri nuk është problem vetëm niveli i proteinave por edhe  përbërësve të tjerë të cilët përdoren në mënyrë abusive.Aktualisht  fabrikat e miellit janë në negociata me ministrinë dhe në pritje të një zgjidhje për nivelin e proteinave.Ndërkohë vendi ynë importon miell nga një sërë vendesh ku Kosova zë vendin e parë  me një vlerë  prej mbi 569 milionë lekë më pas vjen Mali I Zi me rreth 237 milionë lekë miell, Serbia 221 milionë  dhe Greqia 128 milionë lekë.