Moti i keq, Panariti: Gadishmëri maksimale, fermerë mbroni pronat
Shkodër- Shqipëria është në gjendje alerti edhe për orët e ardhshme, kjo sipas parashikimeve metereologjike, prandaj ne do të jemi në gatishmëri maksimale.Këtë deklaratë ka lëshuar nga Shkodra, Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, ndërsa mori pjesë në mbledhjen e Shtabit të Emergjencave Civile dhe inspektoi nga afër punimet që po kryhen në terren për forcimin e argjinaturave dhe hapjen e kanaleve kulluese.Panariti ju referua parashikimeve të sinoptikanëve, ku Ballkani mund të jetë në rrezik përmbytjesh. Ai kërkoi që specifikisht të punohet për hidrovorin e Çasit, që ai të kthehet në efiçensë të plotë, si dhe për hapjen e kanaleve kulluese.Më herët gjatë mbledhjes së Shtabit të Emergjencave Civile në prefekturën e Shkodres, Panaritit ju parashtruan disa problematika nga kryetarët e Komunave, mes të cilave mungesa e karburantit dhe mjeteve për ndërhyrje.Ministria e Bujqesise gjatë ditës kërkoi që fermerët në qarkun e Shkodres dhe Lezhës të përgatiten për të mbrojtur pronat dhe pasuritë, pasi vendi mund të goditet nga një ciklon me shira dhe stuhi.