Ministrja Klajda Gjosha bëhet nënë, lind Luis, Rama e uron i pari
Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha ka sjellë në jetë, të enjten e 23 tetorit fëmijën e saj të parë dhe për këtë është uruar nga kryeministri Edi Rama.Ai ka shkruar në rrjetet sociale “Klajda, ministrja jone me e re, sapo lindi nje çun qe i uroj me gjithe zemer ta kene me jete, shendet dhe plot gezime”."Vjen në jetë LUIS, bekimi më i madh i Ministres Gjosha dhe familjes së saj. Në këtë ditë plot emocion, gëzim dhe ndjesi, i urojmë djalit të integrimit të rritet i shëndetshëm dhe i lumtur mes dashurisë prindërore!!"-është shkruar në faqen zyrtare të Ministrisë së Integrimit.Klajda dhe burri i saj Ardian Gjoni janë bërë prindër për herë të parë duke sjellë në jetë një djalë të shëndetshëm
A do ta mbajë premtimin Klajda Gjosha: Fëmija im do të rritet në zyrën e ministrisë së Integrimit 
