FOTOLAJM/ Thaçi në Bruksel, selfie me Baroneshën Ashton
Bruksel - Efektit selfie nuk i ka shpëtuar as kryeministri në largim i Kosovës, Hashim Thaçi.Gjatë vizitës së tij sot në Bruksel, - për të diskutuar situatën politike në Kosovë, - është takuar edhe me Baroneshën Ashton.Thaçi ka theksuar kontributin e saj të jashtëzakonshëm për Kosovën në arritjen e Marrëveshjes së Brukselit, dhe gjatë takimit ka arritur të shkëputet nga diskutimet diplomatike dhe t’i "rrëmbejë" një selfie Baroneshës Ashton.Duke e vlerësuar për rolin e saj ndërmjetësues për Kosovën në rrugën drejt Bashkimit Europian, Thaçi ka shkruar në facebook:“Selfie me Baroneshën Ashton u takuam sot në Bruksel për të diskutuar situatën politike, por edhe për të përshëndetur rolin e saj të jashtëzakonshëm në arritjen e Marrëveshjes së Brukselit.Kosova ka ruajtur integritetin territorial dhe ka konfirmuar rrugën europiane, edhe duke falënderuar angazhimit dhe ndërmjetësimit të Baroneshës. HTH” – shkruan ai.
/mp/oranews.tv/