Do të rikonstruktohet dhe aksi Berat-Fier, prej vitesh në të njëjtën gjendje si "Berat-Lushnje"

Pas rrugës Berat-Lushnje, radha e rikonstruksionit duket se po i vjen edhe asaj Berat-Fier.E pranuar edhe nga vetë prefekti i qarkut, Selfo Kapllani, thotë që gjendja e keqe e këtij aksi, tashmë mund të cilësohet e përkohshme, pasi shumë shpejt do të ndërhyhet fillimisht në segmentin Berat-Kutalli, për t'u shtrirë më pas në të gjithë gjatësinë e tijRikthimi i reshjeve të shiut dhe mbushja e gropave me ujë, ka nxjerrë në pah edhe më shumë vështirësitë në qarkullim të rrugës Berat-Fier.Dhe pse rruga shtrihet në një zonë të pasur me prodhime bujqësore dhe blegtorale, në vite nuk është menduar fare për infrastrukturën.