Kurdët: Të pafuqishëm përballë IS, duhet ndihma e ndërkombëtarëve

Forcat kurde janë ende të pafuqishme për të mposhtur militantët e Shtetit Islamik, pavarësisht sulmeve ajrore që po kryhen nga koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara.Konfirmimi vjen nga zëdhënësi i forcave Pshmerga kurde, Xhabar Manda. Sipas tij forcat e ISIS mbajnë ende nën kontroll territore të shumta, përfshi edhe qytete të mëdha si Mosuli dhe Ramadi.Zëdhënësi shpjegon në hartë se ndërsa ekstremistët përparojnë, kurdët detyrohen të tërhiqen."Në të shkuarën kufiri ishte këtu, por tani këto zona janë të gjitha nën kontrollin e ISIS", shpjegon Xhabar në hartë.Ai theksoi se armët që përdorin kurdët nuk ishin aq moderne sa ato që kanë rënë në duart e militantëve të Shtetit Islamik.Por gjendja mund të ndryshojë nëse komuniteti ndërkombëtar vazhdon të ndihmojë ushtarakisht.Deri tani, Gjermania dhe Britania kanë dërguar armatime dhe pajisje të tjera ushtarake, të shoqëruar me specialistë që do të udhëzojnë forcat kurde për përdorimin e tyre.Ndërkohë, parlamenti i krahinës autonome kurde ka kaluar një ligj ku vendos të dërgojë trupa në Kobani, pasi Turqia u dha leje që të luftonin dhe mbronin qytetin në kufirin turko-sirian.Siria po vuan më tepër nga sulmet e ISIS, ku deri tani 130 mijë refugjatë kanë zënë vend në kampet e Turqisë.Por me afrimin e dimrit, duket se gjendja e tyre po vështirësohet dita-ditës. Shumica e refugjatëve kanë lënë pas pothuajse gjithçka dhe duhet të përballojnë stinën e ftohtë me fare pak burime.Edhe pse brenda kampeve ka paisje dhe ndihmë mjekësore, hapësira është e vogël për numrin e madh të refugjatëve dhe ata që qëndrojnë jashtë kampeve të organizuara presin ndihmë nga banorët vendas.Në qytetin Suruç, tani ka më shumë refugjatë sesa vetë numri i popullsisë vendase.