Gjirokastër, bujtinat rrisin kapacitetet, administratorët: Të rrisim cilësinë e shërbimit
Gjirokastër - Turizmi familjar në Gjirokastër po shfrytëzon ditët e vjeshtës, kur edhe fluksi i vizitorëve është më i ulët për të zgjeruar kapacitetet në shërbim të turistëve.Administratorët e bujtinave turistike apo godinave karakteristike të cilat ofrojnë shërbime për turistët, po investojnë me të ardhurat e tyre për të rritur kapacitetet dhe cilësinë e shërbimit për vizitorët.Ata shprehen se zgjerimi i kapaciteteve akomoduese gjatë kësaj periudhe, krijon më shumë mundësi për të pritur një numër më të lartë turistësh, gjatë sezonit të pranverës.Në këtë drejtim edhe institucionet publike në Gjirokastër, pushteti vendor dhe oganizatat jofitimprurëse, vazhdojnë promovimin e vlerave turistike të qytetit të gurtë, me qëllim shtimin e vizitueshmërisë dhe të të ardhurave nga ky sektor për komunitetin.