Dëftesat e falsifikuara, në Lezhë nxënës nga Konispoli

Lezhë - Në Shkollat e qarkut të Lezhës janë shkolluar nxënës nga Tirana, Saranda, Durrësi, Berati, Skrapari, Lushnja etj. Skandali është prezantuar nga drejtuesit e Arkivit në Lezhë të cilët kanë konstatuar shkeljet gjatë kontrolleve të ushtruara. Çudia më e madhe është në një shkollë të Mirditës ku dhjetëra nxënës nga Vermoshi deri në Konispol janë pajisur me dëftesa.Drejtori i Arkivës në Lezhë, Pashk Alia, thotë se drejtuesit e këtyre shkollave ndër vite duhet të mbajnë përgjegjësi ligjore për këto shkelje."Kemi një gjimnaz të rëndësishëm në Lezhë, të qarkut Lezhë le të themi, i cili në 190 emra të një amze, 120 prej tyre dalin me mbivendosje, me falsifikime. Na dalin se në shkollat e Lezhës dhe të Mirditës kanë mbaruar me qindra nxënës nga Tirana, Durrësi, Lushnja, Skrapari, Puka Trorpoja, Lezha, Shkodra, etj. Se si kanë mundur ta kenë pasur të nevojshme tiransit që të shkollohen në shkollat e Mirditës e të Lezhës, kjo është çështje tjetër" - tha Alia.Drejtuesit e Arkivës në Lezhë janë në pritje  të dokumentacionit origjinal nga shkollat e qarkut, për shkeljet e vërejtura, në të kundërt do t'i drejtohen Prokurorisë për hetimin e skandalit./nzh/oranews.tv/