Ristani: Edi Rama ka ngritur sistemin e mbrojtjes së trafikantëve

Tiranë- Deputeti demokrat, Arben Ristani, nuk ka preferuar tu përgjigjet akuzave personale të adresuara nga shefi i qeverisë Edi Rama në seancën e sotme plenare.Në daljen e tij për mediat, Ristani iu rikthye edhe njëherë denoncimit të djeshëm , duke i drejtuar Kryeministrit 4 pyetje publike në lidhje me mbrojtjen e kreut të organizatës kriminale të drogës nga deputetët e shumicës.Deklarata e plotë:Ka një fakt publik sot. Edi Rama është vënë në mbrojtje të organizatorit të trafikut të drogës nga zona e Vilunit drejt Italisë.Edi Rama ka ndaluar aksionin e Policisë, ka hedhur poshtë punën e gjatë të shërbimeve shqiptare dhe shteteve fqinje, duke mos lejuar arrestimin e kreut të organizatës mafioze.Eshtë Edi Rama, sepse ky imunitet që ka krimi sot, buron nga Kryeministri që ka ngritur sistemin e personave të paprekshëm, që i ka dhënë pushtet mbi ligjin disa deputetëve të tij, të cilët në të vërtetë drejtojnë trafikun e paligjshëm.Kur deputetë të Edi Ramës fusin në makinë, dhe shpëtojnë trafikantin nga aksioni i Policisë, kemi në realitet instalimin e sistemit mafioz. Kemi kapjen e shtetit nga mafia.Këtë fakt sot e dinë gjithë shqiptarët, të cilët, kanë drejtuar gishtin nga Edi Rama.Dhe cfarë bën Kryeministri, sulmon opozitën që denoncon rënien e shtetit, vënien e tij në shërbim të krimit.Këto marifete të ulëta, nuk e nxjerrin në dritë Edi Ramën dhe nuk e shpëtojnë dot nga pyetjet;Kush janë deputetët që ofrojnë imunitet për kriminelët dhe i shpëtojnë ata nga aksioni i Policisë?A ka mes tyre, deputet që ndiqet nga organet ligjzbatuese të vendeve të Bashkimit Europian për vepra të rënda penale?Cila është marrdhënia që Edi Rama ka me këta deputetë?Cilat janë interesat që i bëjnë këta deputetë të dalin mbi ligjin, mbi rendin, mbi shtetin?