Beograd, Bushati: Përgjegjësit e dhunës para drejtësisë. Rama në Preshevë

Beograd- Nga kryeqyteti i Serbisë ku po merr pjesë në takimin rajonal të Ministrave, kreu i diplomacisë shqiptare, i ka kërkuar edhe njëherë autoriteteve ligjzbatuese të Beogradit të vënë para drehjtësisë të gjithë autorët e dhunës në stadiumin “Partizani”.bushatiNë një intervistë për Tanjug, Bushati vlerëson se tensionet diplomatike të krijuara mes dy vendeve pas incidentit të ndeshjes duhet të marrin fund."Unë besoj se askush nuk mund të përfitojnë nga dhuna, provokimi, incidentet.Ky rajon ka vuajtur nga luftrat, spastrimi etnik, akuza të ndërsjella. Ne jemi më se të vendosur për të hapur një kapitull të ri të bashkëpunimit me Serbinë dhe vendet e tjera në rajon," tha kreu i diplomacisë shqiptare“.Bushati shtoi se Shqipëria është e gatshme të bashkëpunojë me Serbinë dhe vendet e tjera të rajonit dhe në këtë drejtim vlerësoi takimin e pritshmëm mes kryeministrit Rama dhe homologut Vuçiç në Beograd. bushati 2"Takimi ndërmjet dy kryeministrave është pa asnjë dyshim një hap pozitiv, pasi dialogu në nivel të lartë krijon një themel të fortë për bashkëpunimin dypalësh në shumë fusha. Ka disa marrëveshje që duhet të përfundojë dhe të cilat do të inkurajojnë bashkëpunimin dypalësh. Në vetvete ky takim është një kapitull i ri apo një fillim i ri, në të cilin fokusi do të jetë ajo që të dy vendet duhet të bëjnë në të ardhmen në favor të bashkëpunimit dypalësh, paqen dhe stabilitetin demokratik në rajon" tha kreu i diplomacisë shqiptare.Bushati beson se marrëdhëniet mes Tiranës dhe Beogradit janë shumë të rëndësishme në kuadër të forcimit bashkëpunimit dhe prespektivës së integrimit europian rajonal. Sipas tij në funksuion të këtij drejtimi shkon dhe çdo progres i arritur për normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës."Kosova tashmë është një realitet rajonal, evropian dhe ndërkombëtar, që nuk do të ndajë Serbinë me Shqipërinë, por nga e cila varet dhe vetë e ardhmja europiane e Serbisë”I pyetur për të komentuar marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës, duke pasur parasysh se Tirana mbështet pavarësinë e Kosovës, Bushati tha:bushati 1"Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës janë të lidhura me të qënurit një komb, kemi të njëjtin gjak, gjuhë dhe të përbashkëta të tjera, dhe si e tillë për ne është vendimtare dhe e rëndësishme që Kosova është një aleat strategjik".Duke folur për bashkëpunimin tregtar mes dy vendeve, Bushati thotë se ka një traditë pozitive që vazhdon, por ka shumë fusha ku bashkëpunimi mund të jetë shumë më i madh, e arsimit, kulturës, shkencës të sportit.Bushati: Asgjë të diskutueshme në lidhur me vizitën e Ramës në PreshevëDuke folur për vizitën e Ramës, Bushati tha se axhenda e Kryeministrit shqiptar me 10 nëntor në Serbi do të harmonizohet me autoritetet serbe "në përputhje me parimet e respektit reciprok, besimit, dhe praktikave më të mira."Bushati u tha gazetarëve se nuk ka parë asgjë të diskutueshme në lidhje me qëllimin e Kryeministrit shqiptar për të vizituar Preshevën."Dhe zyrtarë të tjerë shqiptarë të cilat kanë vizituar Beogradin në mënyrë rutinore kanë vizituar edhe Preshevën. Dhe vetë Rama sëbashku me mua gjatë një vizite ne Beograd si përfaqësues të opozitës, kemi vizituar edhe Preshevën” tha Ministri, duke shtuar se kjo është një praktikë normale që është përdorur dhe në të kaluarën."Unë me të vërtetë çuditem se pse e bëni këtë pyetje, ( Vizitë në Preshevë?)" tha kreu i diplomacisë shqiptare, duke shtuar: “Asgjë nuk do të ndodhë"I pyetur mbi projektin e të ashtëquajturës "Shqipëri e Madhe", Bushati tha:"Për fat të keq, kjo ide ka qenë gjithmonë një makth i Serbisë, ajo kurrë nuk ka qenë pjesë e projektit tonë politik dhe qëllimeve tona politike," .Bushati u kërkoi autoriteteve serbe të sqarojn ë rrethanat që kanë ndodhur para, gjatë dhe pas ndeshjes së futbollit Serbi-Shqipëri në Beograd, me fokus të veçantë "provokimet, incidentet dhe dhunën."I pyetur mbi vendimin e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar për të lejuar Kosovën që të marrë pjesë në ngjarjet sportive, Bushati tha se ishte më shumë një çështje e Ministrit të jashtëm të Kosovës, por nuk nguroi ta cilësoi një hap inkurajues për sportin e Kosovës.