Rritja e taksës së qarkullimit, Mima-Qeverisë: Tronditëse, mos e bëj
Partia Demokratike i kërkoi sot qeverisë të rishikojë vendimin për rritjen e taksës së qarkullimit, e parashikuar të hyjë në fuqi nga 1 janari 2015.Ish- Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, Florion Mima, në një dalje për mediat tha se rritja me 12 lekë pwr litër-karburant është një lajm tronditës për industritë dhe konsumatorët familjarë, në një kohë kur kriza ekonomike është ulur këmbëkryq në vend.“Pas lajmit të keq të djeshëm për rritjen e çmimit të energjisë elektrike nëpërmjet heqjes së fashës mbrojtëse prej 300 kv/orë, sot një tjetër lajm i keq ka mbërritur, ai për rritjen e taksës së qarkullimit me 120 lekë të vjetra për litër-karburant nga 1 janari 2015.Ky lajm do të jetë tronditës për industritë, por dhe për konsumatorët familjarë në këto kohëra kur kriza është ulur këmbëkryq dhe ka kafshuar me dhëmbët e saj mijëra biznese dhe dhjetra mijëra vende pune.Ky lajm i keq për shqiptarët është baraz me 80-90 milion dollarë në vit, të cilat qeveria i merr ditrekt nga xhepat e çdo qytetari shqiptar, por shuma që u merret indirekt është disa herë më e madhe se e mësipërmja, duke rënduar në kostot e mallrave dhe shërbimeve që kanë transportin element përbërës të tyre”.Për Mimën kjo është e gjitha pasojë e paaftësisë së qeverisë për ngritjen e një sistemi tatimor të aftë për vjeljen e taksave dhe tatimeve. PD i kërkon qeverisë të analizojë me kujdes situatën dhe për këtë jep dhe një sugjerim.“Është e qartë se pas çmontimit më të thjeshtë tatimor që vendi kishte pasur ndonjëherë, qeveria nuk ka ndërmend të ngrejë një sistem tatimor të aftë për të vjelur ato tatime e taksa që janë të vështira për tu administruar, por mjaftohet me prezantimin e elementëve shtesë vetëm nga burimet e lehta për tu taksuar.Ne po i themi mos e bëj, merre shtruar, analizoje me kujdes situatën, përvojat e vendeve europiane. Aq para mund ti gjesh te administrimi më i mirë, fjala vjen i akcizave, ku evazioni është ulëritës megjithë makjazhin qeveritar për uljen e planit”.Çmimi i karburanteve në vendin tonë do të rritet me 12 lekë për litër. Kjo është propozuar në paketën e re fiskale, të përgatitur nga qeveria shqiptare, e cila tashmë i është kaluar biznesit për negociata, megjithëse në 20 vitet e fundit, ata nuk kanë qenë dakord asnjëherë për ngritjen e taksave.Por, me paketën e re fiskale nuk pritet të rritet vetëm çmimi i karburantit, i cili do të vijë nëpërmjet rishikimit të taksës së qarkullimit, por edhe tatimi mbi dividendin dhe të ardhurat e tjera.