Kukës, plan për riciklim të mbetjeve të diferencuara
Kukës - Mbledhja e diferencuar e mbetjeve, si një mënyrë për riciklimin e tyre ka mundësuar nënshkrimin e një memorandumi nga Bashkia e Kukësit me Institutin e Kërkimeve Urbane për menaxhimin e tyre. Nga kjo marrëveshje synohet që të stimulohet zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik dhe mbrojtja e mjedisit më anë të menaxhimit të mbetjeve në rajonin ndërkufitar Shqipëri-Kosovë.“Është një projekt ndërkufitar i cili ka të bëjë edhe me pjesën tonë edhe me pjesën e Prizrenit”, shprehet Hasan Halilaj.“Kemi hartuar një plan për mbledhjen dhe menaxhimin e integruar të mbetjeve urbane”, thotë njëri prej përfaqësuesve të Institutit.Në Qarkun e Kukësit, nuk ka landfill, që të konkretizojë përpunimin e mbetjeve, ndonëse menaxhimi i mbetjeve do të reduktojë ndotjen në qytet dhe në rrjedhën e lumit Drin./nzh/oranews.tv/